Kosovë – Greqi: Notat e lojtarëve

Ndeshja e Kosovës me Greqinë përfundoi me barazim. “Dardanët” barazuan në fundin e takimit përmes sulmuesit Vedat Muriqi që u asistua nga Florent Hadërgjonaj.
“Sofascore” si zakonisht ka vlerësuar lojtarët e dy skuadrave, ku Giannoulis ishte më i vlerësuari me notën 7.4.
Me notën më të vogël 6.2 u vlerësua Lirim Kastrati, kurse me notën me të lartë 7.2 u vlerësua Vedat Muriqi.

Pas këtij barazimi Kosova mbetet në vendin e tretë me katër pikë, kurse Greqia në të katërtin me tre pikë.
Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës më 8 shtator po ashtu në “Fadil Vokrri” ku mysafir do të jetë Kombëtarja e Spanjës, e cila e kryeson grupin B me 10 pikë./21Media

Back to top button