Muriqi pas ndeshjes kundër Greqisë: Meritonim më shumë…

Kombëtarja e Kosovës sonte në ndeshjen kundër Greqisë ka barazuar rezulatin në minutat e fundit.
Vedat Muriqi në momentet e fundit të ndeshjes ka shënuar, pas harkimit të Hadergjonajt, për barazimin 1:1.
Pas ndeshjes, Muriqi tha se tifozëria ju ka ndihmuar atyre shumë dhe shpreson që sa më shpjetë të qetësohet situata nga Covid-19 dhe të mbushet stadiumi.
“Kena mujt me marr ma shumë se barazim, për shkak se filluam me lu ma mir se ata edhe me kontrollu lojen.Në minutat e fundit ishim më të mirë se ata dhe sulmonim më shumë, ku edhe në fund arritum me realizu. Tifozëria na ndihmoi shumë, sidomos mua që luaj përpara dhe shpresoj që sa ma shpejt mu qetsu gjendja me COVID dhe të mbushet stadiumi”, tha Muriqi për Supersport Kosovën.

Back to top button