Kosovës do t’i mungojnë tre futbollistë në ndeshjen e nesërme

Kombëtarja e Kosovës pritet t’i kthehet ndeshjeve zyrtare, ku nesër në ora 18:00 do të ballafaqohet me kombëtaren e Gjeorgjisë.
Milot Rashica, Bersant Celina dhe Lirim Kastrati nuk do të mund të kontribuojnë për ndeshjen e nesërme.
Rashica nuk mund të luaj për shkak të rregullave të përcaktuara nga Federata e Futbollit të Anglisë, ndërsa Celina dhe Kastrati për shkak se gjatë këtij afati kalimtar kanë ndryshuar ekipet e tyre, ku ata kanë luajtur deri më tani dhe janë duke u marrë me procedurat e klubeve përkatëse.
Celina është prezantuar te skuadra e Ipswich Town dhe për këtë arsye ka munguar edhe në stërvitjet e djeshme që ekipi kombëtar ka zhvilluar në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ .
Po ashtu edhe Lirimi Kastrati , deri dje futbollistë i Dinamo Zagrebit tash e tutje karrierën si futbollist do ta vazhdojë tek Legia e Varshavës.
Kujtojmë se, Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Batumi, pas një udhëtimi komod me “charter” nga aeroporti “Adem Jashari”.
Dardanët sot në orën 17:00 sipas kohës në Kosovë do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Batumi Arena” aty ku të enjten do të përballen me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”./Kallxo.com


Back to top button