​Kosovës i besohet organizimi i Kampionatit Evropian të Muaythait 2024

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se Kosovës i është besuar organizimi i Kampionatit Evropian të Muaythait 2024.

Kosova do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje madhështore sportive gjatë këtij viti.

Nga data 7 nëntor deri më 14 nëntor në Prishtinë do të zhvillohet Evropiani i Muaythait të këtij viti.

Përmes një letër konfirmimi Federata Botërore e Muaythait (IFMA), i ka konfirmuar Federatës së Muaythai të Kosovës (FMTHK) dhënien e organizimit të Evropianit, pas vizitës së bërë javë më parë të drejtuesve të kësaj Federate në Kosovë.

Vendimi për t’i dhënë të drejtën e organizimit FMAK-së është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë përkushtimin e demonstruar të Federatës për zhvillimin dhe promovimin e muaythait, si dhe objektet dhe infrastrukturën mbresëlënëse që Kosova ka në dispozicion. Ne kemi besim se nën udhëheqjen tuaj, Kampionatin Evropian 2024 do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm, duke shfaqur talentin e muaythait nga e gjithë Evropa”, thuhet në letrën e drejtorit gjeneral të IFMA-së, Charissa Tynan.

IFMA ka 50 anëtarë të Evropës, që nënkupton se në Evropianin në Prishtinën pritet të jenë rreth 500 garues të 50 shteteve të kontinentit tonë.

Back to top button