Sarrazin: Kosova e ka obligim për të zbatuar Asociacionin

I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i ka rekomanduar Kosovës që të bindë shtetet anëtare të Këshillit të Europës ta përkrahin kërkesën e saj për anëtarësim, duke refuzuar të përgjigjet drejtpërdrejt nëse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë kusht që Kosova të pranohet në Këshill të Europës.

“Më duhet të them se nuk mund ta ndjek vërtet argumentimin e Serbisë. Së paku për palën gjermane, mund të them se kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë publikuar asnjëherë si kriteret tona për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Europës. Në përgjithësi, situata e ballafaqimit me minoritetet në Kosovë është shumë relevante. Por Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013, si dhe nga marrëveshja e Ohrit për të zbatuar Asociacionin. Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfshin themelimin e Asociacioni”, tha Sarrazi për EWB.

 

 

Back to top button