“Kosovo for dummies” jepet nesër në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja “Kosovo for Dummies” jepet nesër(30 shtator) në Teatrin e Gjilanit.
Sipas njoftimit, shfaqja e Jeton Nezirajt dhe me regji të Blerta Rrustemi Nezirajt nis në orën 20:00
“Komedia “Kosovo for dummies” rrëfen historinë e Antigonës nga Kosova, e cila, për të fituar lejeqëndrimin në Zvicër, duhet të dëshmoj që nuk është një rinoqeront. Megjithatë, t’u themi që në fillim: në shfaqje nuk do të derdhet as një pikë gjaku, sado që ngjarjet që ajo i shtjellon janë mjaft dramatike. Madje-madje, nuk do të eksplodojë as edhe ndonjë bombë, pavarësisht se njëri nga personazhet e shfaqjes është mysliman dhe kjo mund të paragjykohet nga dikush. Drama ka fund të lumtur. Me satirë tregohet raporti ndaj emigrantëve, përmes një loje të pazakontë, gati si në ëndërr, por me plot forcë poetike“. (Michael Feller, Berner Zeitung)”, përshkruhet shfaqja.
Në shfaqje luajnë: Tringa Hasani, Aurita Agushi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani, Avni Shkodra, Safete Mustafa./21Media

Back to top button