Kourtney Kardashian ndez thashethemet se është shtatzënë

Kourtney Kardashian ka ndezur thashethemet për shtatzëni të mundshme pasi postoi një fotografi duke mbajtur barkun.
43 vjeçarja ndau fotografi e veshur në bikini, nga një fotosesion për markën e saj të re, Lemme.
Me të parë fotografinë, ndjekësit u bënë kurioz se a është me të vërtetë shtatzënë Kourtney?!
Ajo u lavdua edhe për një gjë tjetër. Se publikon fotografi ashtu siç janë, duke shfaqur se si duket trupi i saj në të vërtetë, dhe siç thonë ndjekësit e saj “jo si të tjerat, që editojnë fotografitë”.


Kardashian ende nuk ka mohuar as pohuar diçka në lidhje me shtatzëninë.
Kourtney e cila u martua me Barker në maj, aktualisht ndajnë fëmijë me bashkëshortë të tjerë.
43 vjeçarja me Scott Disick ka tre fëmijë, ndërkaq Barker ka dy fëmijë me Shanna Moakler dhe një me Atian De La Hoya./21Media

Back to top button