Osmani bëri homazhe për Mbretëreshën Elisabeth në Londër

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu kanë bërë homazhe për Mbretëreshën Elisabeth.
Osmani në një postim në Twitter ka thënë se Kosova i bashkohet popullit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elisabeth.
“Sot ne i bëmë nderimet tona Mbretëreshës së ndjerë të HM Elizabeth II në shtetin e saj të shtrirë në Westminster Hall në Londër. Ne bashkohemi me kolegët e tjerë dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar trashëgiminë e saj të një jete të përkushtuar ndaj shërbimit”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Presidenca dje ka njoftuar se Presidentja është ftuar të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ka vdekur më 8 shtator. Ndërkaq, të hënën do të jenë prezentë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur më 8 shtator, në Balmoral, në moshën 96-vjeçare./21Media

Back to top button