Kovaçeviq: Në Bujanoc e Preshevë jetojnë afro 62 mijë shqiptarë

Në komunat e Bujanocit, Preshevës e Medvegjës jetojnë afro 62 mijë shqiptarë, kështu ka thënë Drejtori i Institutit të Statistikave në Serbim Miladin Kovaçeviq.
I pyetur se sa shqiptarë janë regjistruar në këto tri komuna, Kovaçeviq është përgjigjur “se numri i përgjithshëm i të regjistruarve është futur në bazën e të dhënave dhe është rreth 100 mijë dhe se janë rreth 61-62 mijë që banojnë”, ka thënë Kovaçeviq, raporton “Fonet”.

Në regjistrimin e popullsisë të vitit 2022, sipas të dhënave, kanë dalë më shumë se 100 mijë banorë.
Sipas të dhënave në Bujanoc janë regjistruar 54 mijë e 684 persona, ndërsa janë llogaritur 42 mijë e 634 banorë të kësaj komune. Ndërsa në Preshevë janë regjistruar 60 mijë e 568 banorë, ndërsa zyrtarisht llogariten 35 mijë e 97.
Back to top button