Kovaçevski nga Beogradi: Shijojeni verën dhe ushqimin maqedonas, shijoni aventurën maqedonase

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Panairi i “Verës dhe Ushqimit” në Beograd tha se “Ballkani i Hapur” po tregon edhe njëherë se më shumë se gjithçka është një nismë ekonomike, përcjell TV21.
Kovaçevski porositi të pranishmit që të shijojnë verën dhe ushqimin e Maqedonisë së Veriut.
“Të gjithë këtë sot e prezantojmë nën moton shijoje jetën dhe rekomandojmë, shijone verën maqedonase, shijoni ushqimin maqedonas dhe shijoni aventurën maqedonase, besoj interesi do të jetë i madh, edhe ene jemi të interesuar që t’i vizitojmë vitrinat promovuese të Serbisë, Shqipërisë por edhe të vendeve tjera që janë këtu prezent”, theksoi mes tjerash Kovçaevski./Tv21

Back to top button