Kovaçevski: Nuk ka konsensus për heqjen e Qeverisë teknike, kjo nuk paraqet pengesë për mbajtjen e zgjedhjeve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pret takim të suksesshëm të liderëve politikë në vend gjatë ditës së hënë, ku mes tjerash pritet të dakordohet edhe data e zgjedhjeve përcjell TV21. I pyetur për mundësinë e heqjes së qeverisë teknike, Kovaçevski tha se nuk ka konsensus për një gjë të tillë, respektivisht që qeveria teknike të hiqet në këtë cikël zgjedhor.
“Nga ajo që mund të shihet në opinion, përmes deklaratave të partive politike, nuk ka disponim konsensuale për heqjen e të njëjtës tani në periudhë të shkurtër, para mbajtjes së zgjedhjeve, megjithatë ka disponim që të hiqet me afat që do të vlejë nga zgjedhjet tjera, megjithatë kjo nuk duhet të paraqesë asnjë pengesë për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Kovaçevski duke shtuar se mbetet oferta ndaj opozitës, që të bëhen pjesë e Qeverisë, të marrin 6 ministri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushteteuse./tv21.tv