Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një automjet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button