Kovaçevski për dorëheqjen e tij: Procedura do të zhvillohet në fund të javës tjetër

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski njoftoi se sot ka pasur takim me kreun aktual të Kuvendit, Talat Xhaferin dhe me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, ku është diskutuar edhe për procedurën e Qeverisë teknike, përcjell TV21. Kovaçevski tha se në fund të javës tjetër do të nisin procedurat për dorëheqjen e tij.

“Kemi folur në lidhje me afatet ligjore për parashtrimin e dorëheqjes dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, zgjedhje të Qeverisë teknike, dhe e gjithë kjo procedurë, sipas afateve ligjore, do të zhvillohet në fund të javës tjetër”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Ndryshe, kreu aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi pritet të bëhet kryeministër, vendin e tij në krye të Kuvendit pritet ta marrë Jovan Mitrevski./TV21

Back to top button