Kovaçevski: Synimi ynë duhet të jetë heqja e plotë e kufijve mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në mbledhjen e sotme në Beograd, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” tha se Maqedonia e Veriut duhet të heq plotësisht kufijtë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.
“Nuk kam mundur të kuptoj fare në vitet e kaluara kur përfaqësues të vendeve që nuk kanë kufij me njëra-tjetrën vijnë dhe financojnë projekte për përmirësimin e menaxhimit të kufijve”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e hapjes në takimin e sotëm në Beograd.
Ai tha se qëllimi i Ballkanit të Hapur duhet të jetë heqja e plotë e kufijve.
“Prandaj mendoj se synimi ynë duhet të jetë heqja e plotë jo vetëm e barrierave administrative mes Maqedonisë, Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe heqja e plotë e rampave dhe krijimi i një rajoni që komunikon me njëri-tjetrin në të gjitha bazat”, shtoi Kovaçevski./TV21
 

Back to top button