Rama: Dje në Kosovë ishte një shembull se si funksionon Balkani i Hapur

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama tha se dje në Kosovë ishte një shembull se si funksionon Balkani i Hapur. Ai këto deklarata i bëri në samitin që po mbahet në Beograd.
“Dje mund të ishte një tjetër ditë ku mediat të ishin mbushur me lajme shqetësuese për atë që ndodh mes kufirit Serbi-Kosovë. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe zgjidhja e Ballkanit të Hapur. E them me krenari se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është zgjidhje nga Ballkani i Hapur. Nuk do të ishte nevoja që të shpenzohej aq shumë kohë e energji, nëse edhe Kosova dhe vendet e tjera do të ishin në Ballkanin e Hapur. I shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerëzit. Kjo nuk zgjidh të gjitha, as nuk e bën çështjen që ne na ndan një çështje të zgjidhur, por kjo është rruga”, theksoi Rama./21Media

Back to top button