Kovaçevski takohet me Vuçiqin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski priti në Ohër presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai konfirmoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut i kushtoin mbajtjes së këtij takimi të nivelit të lartë.

Kovaçevski përshëndeti pjesëmarrjen e Serbisë në bisedime në Ohër dhe sh[prehu kënaqësinë e tij që me ndërmjetësimin e BE-së është i mundur një dialog i hapur, i cili ka një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe do të jetë hap përpara drejt rrugës evropiane të rajonit.

Kovaçevski dhe presidenti Vuçiq u pajtuan se paqja jo vetëm në të dy vendet por edhe në të gjithë rajonin është e rëndësishme dhe dialogu është i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve. Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së./21Media

Back to top button