Kovaçevski zbulon se çfarë u bisedua me krerët evropianë dhe rajonalë për Kosovën dhe Serbinë!

Në takimet me krerët evropianë është biseduar edhe për “rolin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut në zgjidhjen e kontesteve”, veçanërisht në organizimin e takimit të nivelit të lartë në Ohër, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke folur për këtë takim, shtoi se nga të gjithë liderët e rajonalë dhe evropianë, është thënë se të gjitha shtetet e rajonit duhet t’u përmbahen marrëveshjeve të nënshkruara mes shteteve, pasi siç tha Kovaçevski, kjo do të mundësojë integrim të suksesshëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Të gjithë kryeministrat dhe presidentët e rajonit potencuam se të gjitha shtetet duhet të përmbahen në marrëveshjet e nënshkruara ashtu siç ne përmbahemi në Marrëveshjen e Ohrit, në Marrëveshjen e Prespës, në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë dhe në kornizën negociuese me Bashkimin Evropian. U potencuar se edhe shtetet tjera të rajonit duhet të përmbahen në marrëveshjet dhe të punojnë në zbatimin e marrëveshjeve sepse do të kemi integrim të suksesshëm në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski, transmeton TV21.

Back to top button