Atiq reagon pas sulmit ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicë të Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj dy qytetarëve shqiptarë, të cilët u sulmuan sot nga persona të dyshuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Atiq ka thënë se veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme.

“Akti i dhunës ndaj dy shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut, i shfaqur tashmë edhe përmes videos, shpërfaq veprimet e grupeve kriminale që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve për vite me radhë. Qyteti ynë u përket të gjithë qytetarëve dhe assesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të”, ka thënë Atiq.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë dy të lënduarve, ndërsa ka thënë se pret zbardhjen e rastit nga organet kompetente dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë.

Back to top button