Kovacic, lojtar i Manchester Cityt

Manchester City e ka kompletuar transferimin e Mateo Kovacic nga Chelsea në një marrëveshje katër vjeçare.

Kovacic bëri 221 paraqitje përgjatë pesë sezoneve te Chelsea, duke fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Kupën e Botës për klube dhe Super Kupën Evropiane.

Gjithashtu, mesfushori kroat u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit te Chelsea në edicionin 2019/20.

Përgjatë gjithë karrierës së tij, Kovacic ka luajtur për skuadrat e njohura si Dinamo Zagreb, Inter, Real Madrid e Chelsea, ndërsa tani karrierën do ta vazhdojë te kampioni i Premier Ligës, Manchester City.

Back to top button