Dy të vdekur dhe 22 të lënduar nga një sulm me raketa ruse

(Lajm i përditësuar)


Të paktën dy persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, thonë zyrtarët ukrainas.

Një restorant dhe një zonë tregtare në qendër të qytetit janë dëmtuar pas sulmeve të së martës, tha ministria e brendshme e Ukrainës.

Sipas Ministrisë, njerëzit mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.


Sulmi me raketa ruse godet restorantet në Kramatorsk

Një sulm me raketa ruse ka goditur një zonë restoranti të mbushur me njerëz në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, thonë zyrtarët ukrainas.

Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, por numri i viktimave nuk dihet deri më tani, tha guvernatori i rajonit për TV ukrainas.

Pamjet dhe fotot në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa të rrethuara me rrënoja.

Kjo vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se kundërofensiva e Ukrainës po përparonte në të gjitha frontet.

“Vetëm gjysmë ore më parë, dy raketa goditën qytetin e Kramatorsk”, tha Pavlo Kyrylenko për televizionin ukrainas të martën në mbrëmje.

Forcat ruse kanë shënjestruar gjithashtu një fshat aty pranë, tha këshilli i qytetit të Kramatorsk./21Media

Back to top button