KPM: Kërkesa e PDK për hapësirë më të madhe e kundërligjshme

PDK po kërkon të konsiderohet si e privilegjuar në debate televizive zgjedhore

Kryetari i KPM-së, Adnan Merovci, tha se një koalicion subjektesh politike llogaritet si një subjekt i vetëm certifikuar dhe duhet të trajtohet si i tillë në debatet televizive për zgjedhjet.

Komentet e Merovcit u bënë në kohën kur PDK po kërkon të konsiderohet si e privilegjuar në debate televizive zgjedhore duke kërkuar hapësirë më shumë për veten dhe partitë politike me të cilat ka lidhur koalicion, AAK-në dhe NISMA-n.

“Në Kosovë në zgjedhje janë këta akterë partitë politikë, kandidatët e pavarur, janë koalicionit, janë iniciativat qytetare. Ligji në një garë të caktuar i njeh vetëm subjektet e certifikuara dhe kur një subjekt certifikohet si koalicion, ligji merret vetëm me subjektin e certifikuar që është një akter edhe është i barabartë me gjithë të tjerët”, tha Merovci për KALLXO.com.

Për dy ditë rresht, PDK nuk ka dërguar përfaqësues në DebatPernime, të moderuara nga Jeta Xharra që transmetohen në RadioTelevizonin 21, pasi që nuk u është plotësuar kërkesa që të kenë dyfish hapësirtë më shumë se koalicioni LDK-AKR dhe trefish më shumë hapësirë se Vetëvendosje./21Media

Back to top button