KQZ-ja certifikon rezultatet e zgjedhjeve, VV 58 ulëse në Kuvend

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e 14 shkurtit fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 50.28 % të votave. E dyta renditet PDK-ja me 17 %. LDK-ja me 12.73 % renditet partia e tretë. AAK-ja fitoi 7.12%. Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 48,87%, apo mbi 800 mijë votues.

Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. Lista Srpska ka siguruar 10 vendet e rezervuara për ta, ndërsa 10 deputetë janë siguruar nga radhët e pakicave jo serbe.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në mbledhjen e sotme ka thënë se KQZ-ja ka arritur të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e zgjedhjeve pavarësisht sfidave me të cilat është përballur./21Media 

Back to top button