KQZ-ja miraton Rregulloren për votimin jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rregulloren për regjistrimin dhe votimin për votuesit jashtë Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi.

“KQZ miraton Rregulloren për votimin jashtë Kosovës Të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi një nga rregulloret më të rëndësishme të procesit zgjedhor Rregulloren nr. 17/2024 Regjistrimi dhe votimi jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së, kjo rregullore përcakton mënyrën e regjistrimit për të votuar nga jashtë Kosovës, pranimin dhe evidentimin e dërgesave postare, procedimin dhe vlerësimin e aplikacioneve të pranuara përmes postës dhe platformës elektronike, procesin e konfirmimit dhe kundërshtimit, votimin përmes postës, vlerësimin e dërgesave postare të pranuara përmes postës dhe votimin në përfaqësi diplomatike”, tha Elezi./21Media

Back to top button