Aksident ndërmjet tri automjeteve në rrugën Prishtinë-Pejë, tetë të lënduar

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vend-ngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button