KQZ ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve

 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi sot në konferencë për media nga Qendra e Numërimit të Votave (QNR) tha se Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar me publikimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe kandidatët nga zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 14 shkurt.

Sipas Elezit, publikimi i formularëve nga komunat është në proces, të cilët pas ngarkimit dhe skanimit do të publikohen në webfaqen e KQZ-së. Ai tha se publikimi i formularëve nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, shkruan rtv21.tv

Elezi shtoi tutje se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe të atyre që kanë ardhur përmes postës, si dhe pas procedurave të tjera të parapara në QNR./21Media

Back to top button