KQZ: Mos të shfrytëzohet një aplikacion online për votues jashtë Kosovës

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas raportimeve se gjatë ditës së sotme është publikuar një aplikacion online i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione.

KQZ ka njoftuar se se aplikacioni i cili është duke qarkulluar online është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në ueb faqen tonë zyrtare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se është i vetmi institucion që ka mandate kushtetues dhe ligjor për të organizuar dhe mbikëqyrur procesin zgjedhor”, ka njoftuar KQZ.

Tutje Komisioni ka bërë të ditur se ka njoftuar organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore./21Media

Back to top button