Kurti refuzon debatin me Hoxhajn: Nuk garojmë për vendin e dytë

 

 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kanë zyrtarizuar marrëveshjen për listën e përbashkët garuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në konferencën e përbashkët Osmanin, Kurti është pyetur nëse pas zgjedhjeve mund të bëjnë koalicion me PDK-në.

Kurti u përgjigj “Për besë nuk mund të përgjigjem thua se bëhet fjalë për shtatorin 2019, ky është referendum, pyetjet të vitit 2019 s’mund t’i jap përgjigje të vitit 2019”.

 

Kreu i Vetëvendosjes i ka thënë jo ofertës për debat publik të propozuar nga kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Partitë e tjera po garojnë për vendin e dytë e as unë e as zonja presidente nuk kemi çka kërkojmë në atë garë”, ka thënë Kurti.

 

 

Back to top button