KQZ ndryshon vendodhjen e disa qendrave të votimit

Në bazë të kërkesave për ndryshimin e vendodhjeve tësa qendrave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, sot mban mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet projekt vendimi për shqyrtimin e kërkesave për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendodhjeve të disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvendin të cilat do të mbahen nesër.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, do të bëhet edhe shqyrtimi i projekt vendimit për sigurimin e fletëve të votimit shtesë për qendrën e posaçme të votimit nr.3433, në ZAZ nr.64, Qarku Berat.

Po ashtu, do të shqyrtohet projekt vendimi për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet e së nesërmes.

Back to top button