Rrëshqitje e tokës, 140 të humbur

Është duke u zhvilluar operacioni për të gjetur dhe shpëtuar të zhdukurit

Më shumë se 140 njerëz kanë humbur në në një rrëshqitje të tokës në provincën Sichuan në jug-perëndim të Kinës, thonë mediat shtetërore.

Afër 40 shtëpi u shkatërruan në fshatin Xinmo në qarkun Maoxian, pasi ana e një mali u rrëzua rreth orës 06:00 lokale.

Tani është duke u bërë një operacion shpëtimi për të gjetur dhe shpëtuar të zhdukurit.

Fotot e publikuara nga gazeta e përditshme e People’s tregojnë se buldozerët po lëvizin në tokë dhe gurë të mëdhenj si përpjekja e shpëtimit vazhdon, raporton BBC.

Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i rregullt në rajonet malore të Kinës, sidomos gjatë shirave të mëdha./21Media

Back to top button