KQZ publikon qendrat e votimit për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi  sot listën e qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen
më 23 prill 2023.

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, më 14 prill 2023, KQZ-ja miratoi listen e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime. Lista e qendrave të
votimit është përgatitur në bashkëpunim dhe koordinim me organet e sigurisë.

Lista e qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit është publikuar në ueb faqen e KQZ-
së (vegza direkte): https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2023/04/Lista-e-Qendrave-
te-Votimit-per-Zgjedhjet-e-dates-23.04.2023.pdf

Back to top button