U shpall terrorist vetëm pse kundërshtoi çmimin e bananeve, futbollisti i vë flakën vetes për vdekje

Futbollisti tunizian Nizar Issaoui ka vdekur nga djegiet e marra në një protestë, në të cilën ai i vuri flakën vetes, njoftoi familja e tij.
Ai ishte shfaqur në një video të postuar në internet ku e tregonte duke bërtitur se ishte akuzuar për terrorizëm nga oficerët pas një mosmarrëveshjeje me një shitës frutash.
Në një postim të veçantë, ai tha se e dënoi veten me “vdekje nga zjarri”.
Pati përleshje në funeralin e 35-vjeçarit të premten në qytetin e tij të lindjes, Haffouz, raportuan mediat lokale, përcjell portali rtv21.tv
Issaoui ishte akuzuar për terrorizëm nga oficerët e policisë pasi u ankua se nuk ishte në gjendje të blinte banane për më pak se 10 dinarë (2,66 £) kilogrami, dyfishi i çmimit të vendosur nga qeveria, thonë raportet.
Në një postim në Facebook, futbollisti kishte shkruar: “Për një mosmarrëveshje me dikë që shet banane me 10 dinarë, akuzohem për terrorizëm në komisariat. Terrorizëm për një ankesë për banane… Nuk kam më energji. Lere policinë shteti e di që dënimi do të ekzekutohet sot”.
Në shenjë proteste, Issaoui dogji veten për vdekje.
Dhuna shpërtheu në funeralin e futbollistit, ndërsa demonstruesit hodhën gurë ndaj policisë që hodhi gaz lotsjellës.
Ai ishte një ish-lojtar për skuadrën tuniziane të ligës së lartë, US Monastir dhe baba i katër fëmijëve.
Vëllai i tij u tha gazetarëve vendas se Issauoi pësoi djegie të shkallës së tretë dhe mjekët nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin jetën.
Veprimi i tij ishte një jehonë e një proteste të vitit 2010, kur shitësi ambulant Mohamed Bouazizi u dogj. Kjo nisi një valë demonstratash që çuan në përmbysjen e Presidentit Zine al-Abidine Ben Ali vitin e ardhshëm.
Presidenti aktual, Kais Saied, ndezi polemika në vitin 2021 kur shkarkoi kryeministrin dhe pezulloi parlamentin. Që atëherë, ai ka miratuar një kushtetutë të re që garanton dominimin e tij.
Qeveria tuniziane nuk e ka komentuar vdekjen e Issaouit./21Media