​KQZ vendos për logon që do të përdoret në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mërkurën për logon e re që do të përdoret në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore, anëtar nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se është një ndryshim i vogël teknik i cili nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postare që krijohen nga KQZ.

“Është një ndryshim i vogël teknik, i cili na nevojitet për çështje të fletushkave, broshurave dhe çështje të tjera postare që krijohen nga KQZ… Kjo përmbush kërkesën e Këshillit për Operacione Zgjedhore”, ka thënë ai.

Back to top button