KQZ: Votimi nga diaspora për balotazhin

Elezi: Fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më 12 nëntor
Në rundin e parë të zgjedhjeve rreth 15 mijë e 530 persona nga diaspora kanë pasur të drejtë vote përmes postës, kurse në rundin e dytë në balotazh numri i mërgimtarëve me të drejtë vote do të jetë më i ultë, gjithsej 10 mijë e 220. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se  fletëvotimet e qytetarëve nga diaspora do të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 nëntor./21Media

Back to top button