Kransiqi: Dyshohet se Qeveria ia dha miqve për një vit mbi 78 milionë euro tenderë

Duke iu referuar raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka publikuar një video në të cilën thuhet se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar pa prokurim formal në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën. #Regres”, ka shkruar kreu i PDK-së Memli Krasniqi./21Media

Back to top button