Koalicioni me PDK-në? Deputeti i VV-së thotë se nuk kanë nevojë për PDK-në

Ka disa ditë që në skenën politike është bërë temë diskutimi një koalicion i mundshëm ndërmjet partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë më të madhe opozitare, PDK-së.

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, hedh poshtë një mundësi për koalicion me PDK-në. Ai për rtv21 tha se Vetëvendosje nuk ka nevojë për PDK-në.

“Ky është një narracion që LDK-ja duke e krijuar ë publik, Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk do të ketë, ne do t’i fitojmë 50% të zgjedhjeve sikur herën e kaluar kaluar dhe do qeverisim me vendin ashtu sic kemi qeverisur deri më sot. Ne s’kemi nevojë për PDK-në as nuk do futemi me PDK-në, ne do ta qeverisim vendin vetë, kurdo që mbahen zgjedhjet pas një muaji, dy muajve….”./RTV21/21Media

Back to top button