Krasniqi: Albright do të mbetet përherë në zemrat e kosovarëve

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas lajmit për vdekjenish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se Albright do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”. Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë. Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj. Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright”, ka shkruar Krasniqi.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright./21Media

Back to top button