Krasniqi: Beogradi u hakmor sot

(Lajm i përditësuar)
Ndalimin e vizitës së Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi në Serbi nga Policia e këtij shteti, Profesori Universitar, Milazim Krasniqi e quajti si hakmarrje.
Krasniqi tutje shtoi se “lojërat e ndytura të qeverisë serbe janë të njohura për ne dhe nuk paraqesin lajm.
‘‘Lojërat e ndytura të qeverisë serbe janë të njohura për ne dhe nuk paraqesin lajm sepse dje Petkoviç ka ardhur këtu dhe nuk ju ka lejuar realzimi i programit dhe është kthyer dhe sipas të gjitha gjasave kjo është si një sheje hakmarrje ndaj asaj që ka ndodhur me Petkoviçin është një arrogancë e qeveris serbe që e manifeston nga do që sillet, po ju tregoj një detaj të dhimbshem para një jave një person që ka vdekur në Francë, vdekje e natyrshme e kanë sjellë me veturë prje Francës nëper gjithë Evropën dhe në merdar nuk e kanë lënë ta futet në Kosovë, janë detyrua ta kthejnë në Hungari dhe Kroaci për me fut në Kosovë përmes Malit të Zi, pra Serbia bënë kësi veprime të ndytura, por e vërteta është se toleranca e BE-së dhe e SHBA-ve ndajj tyre është e  madhe, ata e kanë një aspekti strategjik po mundohen ta tërheqin më tepër nga orbita ruse drejt ndikimit perendimor dhe po ju duhet për stabilitetin në Bosnjë dhe Kosovë, ndërsa Serbia të gjitha këto po i akuzon duke dhënë shembull si ky sot që e kanë kthyer Zëvendëskryeministrin e Kosovës në gjysëm të rrugës”, tha Krasniqi.

Krasniqi: Absurde koncentrimi i Qeverisë në çështjen e targave, duhet të reflektojë
Profesori Universitar, Milazim Krasniqi e quajti absurde koncentrimin ie Qeverisë në çështjen e targave.
Krasniqi në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se kjo çështje është teknike.
“Besoj që është në nivelin e absurdit koncentrimi kaq i mad hi Qeverisë tonë me një çështje teknike, administrative siç është çështja e targave. Ka 23 vjet që ajo pjesë e rajonit të Kosovës qarkullojnë me ato targa dhe ajo paraqet edhe rrezik për sigurin aq sa paraqet, por nuk paraqet rrezik ekzistencën e shtetit. Prandaj ky koncentrim defenitivisht është diçka që ka elemente irracionale në mënyrën si po konceptohet, aq më tepër që po flitet për drafte që synohet ta çojnë çështjen drejt një marrëveshje përfundimtare koncentrimi në çështje teknike është një absudritet i llojit të vet”, tha Krasniqi.
Profesori universitar tutje u shpreh se duhet maturi pasi që mund të ketë incidente.
“Besoj që Qeveria jonë edhe sa ka 4 ditë kohë, do të ishte mirë të reflektonte të pranonte këshillat miqësore të ShBA-ve dhe BE-së.

 
Milazim Krasniqi: Çështja e vizave tashmë e ka humbur kuptimin
Profesori universitar Milazim Krasniqi në 21 DrejtpërDrejt të RTV21 tha se çështja e vizave tashmë e ka humbur kuptimin.
Sipas tij, lajm tani do ishte  lajm vetëm në ditën kur kominkohet zyrtarisht liberalizmi.
“Vetë fakti që të gjithë zyrtaret evropian e pranojnë se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim dhe në anën tjetër mbahemi të bllokuar tregon për një hipokrizi të zyrtarëve të Brukselit dhe kjo tashmë është shndërruar në diçka që nuk mund të mbulohet me në deklarata. Prandaj edhe deklarata e Von der Leyenit sot në Prishtinë është e  ngjashme me ato që kemi dëgjuar më herët dhe si rrjedhojë vërtetë nuk zgjon emocione dhe shprese, sepse të gjitha indikatorët janë që liberalizimi i vizave po mbahet si një mjet presioni për Kosovën për ta shtyrë më shumë në procesion e dialogut ashtu si ata e kanë konceptuar dhe kjo në të vërtetë flet që ky mjet personi në të vërtetë është jo human në fakt dhe ndoshta është tregues që planifikohet ndonjë projekt që vetëm mund të imponohet me mjete presioni dhe jo si një proces i dialogut dhe gjetjes së një zgjidhje, dhe sinqerisht çështja e liberalizimit e ka humbur kuptimin dhe do ishte lajm vetëm në ditën kur kominkohet zyrtarisht liberalizmi, por edhe kjo me pengesat teknike nuk paraqesin më lajm, por thjesht është si një ushqim për euro skeptikët të cilëve kjo u duhet për të treguar anenë  keqe të Evropës”, tha Krasniqi./21Media 

Back to top button