Krasniqi: Beteja e Koshares, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar të rënët e Betejës së Koshares dhe jehonën e saj.

Me anë të një positmi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka deklaruar se Beteja e Koshares në historinë e luftës shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë.

“Sot, mbushet një çerek shekulli qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, duke i dhënë luftës çlirimtare një frymë e një jehonë tjetër që do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri. Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përheshme veteranëve!”, ka shkruar Krasniqi.

Back to top button