Krasniqi: Dikush duhet të japë përgjegjësi për mungesën e shenjave në Ujman

Eksperti i sigurisë Kolë Krasniqi në ”Click” të RTV21 ka ngritur shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë institucionale dhe mosvendosjen e shenjave paralajmëruese në zonat e rrezikshme për larje në liqenin e Ujmanit.
Ai thekson se vdekja tragjike e të riut në Liqenin e Ujmanit,duhet të shërbejë si një thirrje për vigjilencë dhe për përmirësimin e sigurisë publike në zonat ujore.
“Dikush duhet të japë përgjegjësi për rastin në Ujman – përfshirë personat përgjegjës që nuk kanë vendosur shenja për të treguar se në cilat pjesë është e sigurt të lahet. Komuna, si mekanizëm me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, duhet të sigurojë vendosjen e këtyre shenjave dhe të përcaktojë qartë deri ku lejohet larja dhe ku jo. Ky rast duhet të shfrytëzohet për të rritur vigjilencën dhe përgjegjësinë institucionale,” tha Krasniqi./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?