Krasniqi e informon zëvendësministrin e Jashtëm turk për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij.

Krasniqi tha se delegacionin turk e njoftoi me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik, “e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike”.

“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit. Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button