​Krasniqi e prek gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos në Zagreb

Krasniqi e prek gjysmëfinalen e Evropianit të xhudos në Zagreb

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria në çerekfinale zuri në mbajtje për 20 sekonda dhe mposhti me Ippon xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, garuesen nga Ukraina Anna Borodina.

Kampionja Olimpike në gjysëmfinale takohet me spanjollen Ariane Toro Soler.
Back to top button