Krasniqi e quan akt kriminal sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur akt kriminal sulmin ndaj policisë së Kosovës.
Sipas tij një gjë e tillë është bërë për ta cenuar rendin e ligjit në një kohë kur Kosovës i duhet stabiliteti e siguria.
“Ndërsa mohuesve të sovranitetit tonë iu konvenon trazira dhe provokimi i paqes. Që të dy këto qëllime, janë e do mbesin të paarritshme kundër shoqërisë tonë multietnike e shtetit tonë sovran dhe të pavarur.”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta ndriçojnë rastin.
“I ftojmë organet e rendit dhe ligjit që sa më parë të hetojnë dhe ndriçojnë rrethanat e këtij akti kriminal, si dhe t’i japin përgjigje meritore çdo përpjekjeje që cenon Kosovën dhe sovranitetin e shtetit tonë.”, ka përfunduar Krasniqi.

Sot në një konferencë për media, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se dy vetura të Policisë së Kosovës të cilat po bartnin zyrtarë policorë për në pikat kufitare, janë sulmuar në mëngjesin e së premtes. Kurse, drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se që nga data 13 prill janë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button