22 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në Kosovë nga 888 testime të reailzuara në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës. Deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 499./21Media

Back to top button