Krasniqi, Gjakova, Fazliu e Kuka përfaqësojnë Kosovën në Jerusalem Masters 2022

Xhudistet Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka do të përfaqësojnë Kosovën në Jerusalem Masters, Izrael 2022.
Sipas njoftimit, gara mbahet nga 20 deri më 22 dhjetor.
Në këtë garë marrin pjesë 5 kontinente, 58 shtete dhe 367 garues.
Distria dhe Nora ndeshen nesër, Laura ndeshet të mërkurën, Loriana ndeshet ditën e enjte.
Bashkë me garueset kanë udhëtuar edhe kryetari i federatës Agron Kuka, trajneri dhe selektori Driton Kuka dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.
Ndeshjet fillojnë nesër nga ora 09:00./21Media

Back to top button