Krasniqi: Gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti mbi 107 mijë njerëz e lëshuan Kosovën

Në seancën e sotme të Kuvendit ku po flitet për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti, kryeatri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nga Kosova largohen mesatarisht 147 persona në ditë, e 1 mijë në javë, ndërsa siç tha ai, numri i të larguarve në dy vite qeverisje të Kurtit është 107 mijë e 310 qytetarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për një jetë më të mirë, mesatarisht mbi 1000 qytetarë në javë. Gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107 mijë e 310 qytetarë ikën nga Kosova, jo si turistë por si mërgimtarë që humbën shpresën në perspektivën që mundet me e ofru shteti ynë. Nga çdo kategori sociale. Vendi ynë po shpopullohet dhe familja jonë po zvogëlohet. Ky migrim i paprecedent tregon se sa të kënaqur janë njerëzit me qeverisjen tane”, u shpreh Krasniqi në seancën e Kuvendit.

Back to top button