Krasniqi humb luftën për të bronztën

 
Kampionia olimpike kosovare, Distria Krasniqi nuk ka arritur të sigurojë luftën e fundit për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, në luftën e dytë të repesazhit Krasniqi u mposht nga xhudistja ruse Anastasia Polikarpova.
Deri këtu, Distria Krasniqi në raundin e parë e mposhti Nanako Tsubone të Japonisë, kurse në raundin e dytë u mposht nga xhudistja hungareze Reka Pupp.
Në fazën e repesazhit, Krasniqi në raundin e parë e mposhti belgen Amber Ryheul, kurse në raundin e dytë pësoi humbje nga rusja Anastasia Polikarkpova.

Back to top button