Krasniqi i kërkon Lajçakut që të luajë rol ndihmues për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka takuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë.

Krasniqi theksoi se i kërkoi Lajçakut në takim që të luaj rol ndihmues për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre”, shkroi Krasniqi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm”, tha ai./21Media

Back to top button