Krasniqi ia kthen Muratit për kriptovalutat: Unë kam treguar sa kam, trego edhe ti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi janë përplasur në seancën parlamentare për krizën ekonomike dhe kriptovalutat.
Murati ka ironizuar me Krasniqin se s’mund t’i kompensojë rënien në kriptovaluta për askënd, duke aluduar në deputetin Krasniqi i cili në formularin e deklarimit të pasurisë kishte deklaruar se posedon kriptovaluta. 
Deputeti Krasniqi në replikën e tij ndaj ministrit Murati, ka thënë se ai gjithmonë i ka deklaruar ato, teksa e ka pyetur ministrin Murati se sa kriptovaluta ka ai.
Krasniqi tha se turpi është kur qeveria fle para kësaj krize, e turpi më i madh i takon ministrit të Financave që e ka humbur qasjen me realitetin.
“Çudia edhe turpi është kur qeveria flenë para kësaj krize, e turpi më i madh i takon ministrit të Financave që e ka hup qasjen me realitetin. Ti po më flet për fermerë kur e ke taku një fermer qe një vit e gjysmë që je ministër? Një fermer, cilin e ke vizitu, t’i s’dini gjë për atë temë as për bujqësi… E ki qeverinë e milionerëve, krejt këtu jeni milionera gati, ti s’po kupton asgjë. Ju keni dhënë lëmoshë njerëzve pa asnjë plan, kur i keni takuar bizneset, po ju s’keni dashtë as me sindikata me u taku, edhe kur I takoni ata i ofendoni me arrogancën e juaj. Problemi kryesor është që ju jeni të shkëputur nga realiteti dhe kriza. Ndërsa, për kriptovaluta unë jam ekspert, por unë jam ai që i kam deklaruar të gjitha, pse s’po i deklaron ti tuat, kallëzo sa i ki”, tha Krasniqi./21Media

Back to top button