Murati-Krasniqit: Nuk do të mbështesim humbjet në kriptovaluta

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se është i çuditur se për krizën ekonomike në vend është duke reaguar kryetari i LDK-së, Memli Krasniqi, që sipas tij, i takon shtresës së pasur.
Në seancën e sotme të kuvendit, ai ka theksuar se ata mund të ofrojnë mbështetje për të gjithë por jo për ata që kanë probleme me kriptovalutat, kështu duke ironiozuar me Krasniqin.
“Në lidhje me ato që u thanë, ishte deputeti Krasniqi që ishte i zëshëm në aspekt me krizën që i ka goditur qytetarët tash e kuptojmë se është një krizë në gjithë botën ka gjunjëzuar edhe shtetet më të forta. Zakonisht ato godasin shtresat e mesme dhe të varfra dhe ato janë më të zëshme, por nuk e kemi dëgjuar asnjëherë që shtresa më e zëshme të jenë të pasurit, e për më tepër kur janë politikanë dhe deputetë”, ka thënë Murati.
Ai ka thënë se nuk do të mbështesin humbjet në kriptovaluta.
“Mirëpo, çka mund të them dhe nuk mund të zotohem është t’i mbështesim humbjet në kriptovaluta. Nëse dikujt i është vështirësuar gjendja financiare sepse ka rënie të kriptovalutave nuk mund ta mbëshesë këtë, kërkoj ndjesë”, ka thënë Murati./21Media

Back to top button