Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Jam zgjedhur deputet 7 herë radhazi, situatë më absurde se tash s’ka pasur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka paralajmëruar se do të mbajë një fjalim pas seancës së orës 22:00 të shtunën, pasi paraprakisht në hollin e Kuvendit u tha mediave se do të deklarohej pas seancës së orës 14:00.

Krasniqi ka deklaruar se prej sa vjetësh që është zgjedhur deputet, nuk ka parë situatë më absurde se tash, teksa shpreson që “”qytetarët po e kuptojnë që mentaliteti autoritar e i diktatit që kryeministri në detyrë, Albin Kurti po tenton ta instalojë edhe në këtë Kuvend ka marrë fund”.

„Vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot në qasjen autoritare, e inponuese e kemi ndjekur që nga seanca e parë nga ana e kryesuesit dhe ai na ftoi përsëri që të jemi këtu edhe një herë në ora 22:00, siç po shihet jo për të bërë zgjidhje apo për ta respektuar kushtetutën por për ta vazhdu talljen me shtetin dhe qytetarët. Unë nuk po e mbajë fjalën tash por me mirëkuptim po kërkoj që në vazhdimin e seancës që do të bëjmë në ora 22:00 ta them atë që e kam planifikuar por vetëm po e them që kam pas nderin jetësorë që të zgjidhem deputet i Kuvendit të Kosovës shtatë herë me radhë, çdo herë në gati këto 18 vitet e fundit dhe situatë më apsurde për kundër shumë situatave problematike të cilat i kemi pasur të kaluarën ska pasë asnjëherë”, tha Krasniqi në foltoren e Kuvendit.

Krasniqi shpreson se qytetarët po e kuptojnë që mentaliteti autoritar e i diktatit që sipas tij Albin Kurti po tenton ta instalojë edhe në Kuvend.

“Unë shpresoj shumë që qytetarët po e kuptojnë që mentaliteti autoritar e i diktatit që Albin Kurti po tenton ta instalojë edhe në këtë Kuvend të Kosovës ka marrë fund dhe nuk do ta lejojnë që të kalojë”, theksoi ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button